Sprunglinks

Kopfzeile

Willkommen in der Einwohnergemeinde Baar
close

Kontakt

Schalteröffnungszeiten
  • Mo: 08.00 - 11.45 Uhr, 13.30 - 18.00 Uhr
  • Di-Fr: 08.00 - 11.45 Uhr, 13.30 - 17.00 Uhr

Gemeinde Baar
Rathausstrasse 6
6341 Baar

Anfahrtsweg/Map

Inhalt

Fëmijët dhe adoleshentët

Shërbimi i Fëmijëve dhe të Rinjve:

Sherbimi i Fëmijëve dhe të Rinjve synon të promovojë cilësinë e jetës së fëmijëve dhe adoleshentëve, në komunë. Ajo i fillon dhe i mbështet proçedurat për të sensibilizuar të rinjtë në lidhje me proçesin e negociatave në situata konfliktesh. Kjo i lejon individëve dhe grupeve që të marrin pjesë në zhvillimin dhe ndryshimin e proçedurave.
Shërbimi i Fëmijëve dhe të Rinjve ka për detyrë forcimin e identitetit dhe ndjenjës se përgjegjësisë individuale të fëmijëve dhe të rinjve si dhe ndërlidhjen e tyre sociale. Ai i ofron fëmijëve dhe të rinjve një ndihmë orientimi dhe një zonë lirie që synon zhvillimin e vlerave të tyre. Ky shërbim nxit dhe mbështet aktivitetet e veçanta me infrastrukturën dhe mjetet financiare të nevojshme.

www.fkjbaar.ch

Shoqatat:

Në komunën e Baar ekzistojnë shoqata në fusha të ndryshme (sportive, muzikë, kulturë). Ju do të gjeni sigurisht në repertorin e tij një ofertë që ju përshtatet.

www.baar.ch/vereinsliste

Cerdhe, kopshte për fëmijët:

Çerdhe të ndryshme ju ofrojnë fëmijëve rreth moshës 2.5- 4 vjeçare një vënd përvojash sociale. Fëmijët mësojnë të lëvizin në një grup të së njëjtës moshë. Së bashku ata mësojnë të argëtohen, të luajnë muzikë, të krijojnë gjëra artizanale, të këndojnë.

www.baar.ch/kind/13856

Grupi i lojës "Deutsch macht Spass" (Gjermanishtja është zbavitëse) është një program për fëmijët që e kanë Gjermanishten gjuhë të dytë. Ai synon lehtësimin e të mësuarit të Gjermanishtes.

Spielgruppe "Deutsch macht Spass" - Flyer
Spielgruppe "Deutsch macht Spass" - Anmeldeformular

Grupi ndërkombtar i fëmijëve të moshës së hershme:

Grupi ndërkulturor i fëmijëve në moshë të hershme, Krabbeltreff Plus" ofron një hapësirë për takime joformale. Aty luhet dhe këndohet së bashku me fëmijët dhe prindërit zbulojnë më konkretisht se si të merren me "më të vegjëlit". Informacione të shkurtra mbi çështjet e shëndetësisë dhe edukimit plotësojnë programin. Prindërit me gjuhë të huaj mundet të zgjerojnë njohuritë e tyre gjuhësore. Mbështetja financiare sigurohet nga Departamenti i Shëndetësisë së Kantonit të Zugut.

www.elternbildungzug.ch/events/108/interkultureller-krabbeltreff-plus/

Shkollat:
Ju do të gjeni të gjitha informacionet për shkollat e Baar-it. Shiko linkun:
www.schulen-baar.ch/de/

Shkolla e muzikës:

Shkolla e muzikës së Baar-it ka një shumëllojshmëri zgjedhjesh për kurset. Ju do të gjeni të gjitha informacionet e rëndësishme në faqen e saj të pritjes:
www.musikschule-baar.ch/de/

Fushat e lojës:

Ekzistojnë fusha të shumta publike dhe tërheqëse për lojra në Baar. Shiko linkun:
www.robi-baar.ch

MUNTERwegs – Një program mentorati i gjeneratave të ndryshme:

Mentorët shoqërojnë gjatë kohës së tyre të lirë, fëmijët migrantë ose zviceranë të familjeve të defavorizuara nga ana sociale, për një periudhë 8 mujore.

Informacione shtesë mbi projektin mund të merren në faqen kryesore të sitit www.munterwegs.eu

Shërbimi Punkto i Zugut, i rinisë dhe i fëmijërisë:

Shërbimi Punkto i Zugut i rinisë dhe i fëmijërisë propozon një ofertë të vlefshme për mbrojtjen e fëmijërisë, zhvillimin e rinisë, këshillim dhe mbështetje familjeve dhe prindërve. Informacione shtesë gjenden në sitin:

www.punkto-zug.ch

Pro Juventute:
Pro Juventute përpiqet të plotësojë nevojat e fëmijëve dhe të adoleshentëve në Zvicër dhe kujdeset për zbatimin e të drejtave të tyre. Ajo ndihmon në raste urgjente, ofron shërbime sociale dhe mbështet fëmijët dhe të rinjtë në zhvillimin e tyre personal. Puna e saj bazohet mbi parimet e Konventës së OKB-së për fëmijërinë Pro Juventute.

Informacione shtesë në sitin :
www.projuventute-zg.ch/