Kopfzeile

Willkommen in der Einwohnergemeinde Baar
close

Kontakt

Schalteröffnungszeiten
  • Mo: 08.00 - 11.45 Uhr, 13.30 - 18.00 Uhr
  • Di-Fr: 08.00 - 11.45 Uhr, 13.30 - 17.00 Uhr

Gemeinde Baar
Rathausstrasse 6
6341 Baar

Anfahrtsweg/Map

Inhalt

Të rriturit

Në vëndin tënd në Zug – Kurse integrimi

Ju banoni në kantonin e Zugut dhe ju dëshironi të ndiheni si në vëndin tuaj. Ju interesoheni për çështjet financiare, sociale dhe juridike dhe të krijoni lidhje të reja shoqërore. Shërbimi i Migracionit ju ofron një informim paraprak në jetën, në strehimin, në punësiminin, dhe në arsimimin në kantonin e Zugut, me kurset e saj të integrimit në gjuhën Gjermane, Angleze, ose Portugeze.

http://www.fmzug.ch/de/kurse-und-veranstaltungen/in-zug-zu-hause-informationsseminar

Shoqatat:

Në komunën e Baar ekzistojnë shoqata në fusha të ndryshme (sportive, muzike, kulture). Ju me siguri do të gjeni në repertorin e saj një ofertë që ju përshtatet.

www.baar.ch/de/kulturfreizeit/vereinsliste/

Puna:

Shërbimi "Pro Punësimit" ofron konsultime në lidhje me punësimin. Punëkërkuesit përfitojnë një mbështetje për redaktimin e CV-së dhe të ofertave të punës. Përveç kësaj, "Pro Punësimit" ofron programe të trajnimit të bazuara në praktikën e përditshme (kurse Gjermanishte, informatike, intervistë për punë).

Informacione shtesë në linkun:
www.proarbeit-zug.ch/

Femmes Tische:

"Femmes-Tische" (Tavolina e grave) është një program kombëtar i liçencuar, i masave paraprake dhe promovimit të shëndetit që ka fituar shpesh çmime. Themeluar në 1996, është zhvilluar me sukses në shumë fusha, si në Zvicër dhe jashtë shtetit. Më shumë se 8000 gra nga Zvicra dhe Lihtenshtejn marrin pjesë çdo vit në programin "Femmes-Tische".

Ky program bashkon para se gjithash gra të migracionit që shqyrtojnë privatisht apo në kuadër zyrtar çështjet arsimore, të jetës së përditshme dhe të shëndetit. Programi "Tavolina e grave" është organizuar në mënyrë të ngjashme me parimin e Mbledhjeve-Tupperware. Takimet zhvillohen në gjuhën amëtare të pjesëmarrëseve ose, janë ndërkulturore, në Gjermanisht, në Anglisht ose në Frengjisht.

Informacione shtesë në linkun:
www.femmestische.ch

Në kantonin e Zugut, « Tavolina e grave» ekziston në gjuhë të ndryshme:
www.eff-zett.ch/fachstellen/elternbildung/femmestische.php